Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar zbatimi i planit të ri operativ për grumbullimin e mbeturinave në këtë komunë.
Sipas Ahmetit ky plan përshkruan hollësisht ndarjen e qytetit në zona dhe nënzona, specifikimin e llojit të shërbimit për grumbullimin e mbeturinave si dhe orarin e grumbullimit të tyre, i cili në disa lagje ka pësuar ndryshime, përcjell Demokracia.com.
“Banorët e lagjeve në të cilat orari i grumbullimit të mbeturinave ka pësuar ndryshime janë njoftuar përmes një njoftimi që u është dorëzuar në formë fizike javën e kaluar. Tre javët e para të zbatimit të këtij Plani do të jenë javë testuese. Gjatë kësaj periudhe qytetarët mund të shprehin përshtypjet e tyre lidhur me përshtatshmërinë e orarit apo edhe propozimet eventuale për plotësim-ndryshim të këtij Plani Operativ”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:
Ky plan përshkruan hollësisht ndarjen e qytetit në zona dhe nënzona, specifikimin e llojit të shërbimit për grumbullimin e mbeturinave si dhe orarin e grumbullimit të tyre, i cili në disa lagje ka pësuar ndryshime.
Banorët e lagjeve në të cilat orari i grumbullimit të mbeturinave ka pësuar ndryshime janë njoftuar përmes një njoftimi që u është dorëzuar në formë fizike javën e kaluar.
Tre javët e para të zbatimit të këtij Plani do të jenë javë testuese. Gjatë kësaj periudhe qytetarët mund të shprehin përshtypjet e tyre lidhur me përshtatshmërinë e orarit apo edhe propozimet eventuale për plotësim-ndryshim të këtij Plani Operativ.
Poashtu, publikimi i këtij Plani u jep mundësi qytetarëve ta monitorojnë respektimin e zbatimit të tij meqë ai specifikon për secilën rrugë ditën dhe orën e ofrimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave. Prandaj, inkurajojmë qytetarët që ta ofrojnë bashkëpunimin e tyre në këtë drejtim.
Të gjitha informatat e nevojshme për Planin e ri Operativ mund t’i gjeni në web faqen e Komunës së Prishtinës. /Demokracia.com/