Lajme
Fillon vaksinimi i personave mbi 85-vjeç
Demokracia
09:04 | 08 Prill 2021

Share:

Ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, i personave mbi 85-vjeç në sallën “1 Tetori”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë dhe në komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri, si dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç.

Personi i parë që e mori vaksinën antiCOVID-19 në Kosovë nga kjo kategori është minatori Maliq Sejdiu 89 vjeçar i cili jeton në Prishtinë.

Pas Sejdiut vaksinën AstraZeneca e mori Abide Hoxha 86 vjeçare, po ashtu banore e Prishtinës./ Demokracia.com/

Të ngjashme