Pas takimit me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka nisur takimet bilaterale.
Ajo pas konferencës së përbashkët me Edi Ramën, ka filluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë:
Filloi takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin rajonal brenda agjendës së Bashkimit Evropian./Demokracia.com/