Lajme
Fillon seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës
Demokracia
11:57 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes së ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Seanca për ecurinë e çështjes ndaj Mustafës vije pas disa paraqitjeve që pati ai para gjyqësisë në Hagë.

Mustafa u paraqit për herë të parë para gjyqësisë saktësisht më 28 shtator të vitit 2020, ku edhe ishte theksuar se i njëjti nuk dëshiron të deklarohet lidhur me akuzat të cilat po i bëhen.

Gjatë javës së kaluar, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou vendosi që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, duke konsideruar se i njëjti nëse lirohet ka rrezik të arratiset.

KËTU mund ta përcillni LIVE seancën ndaj Salih Mustafës. /Demokracia.com/

Të ngjashme