Lajme
Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës, pritet shkarkimi i anëtarëve të bordit të RTK-së
Demokracia
10:41 | 08 Korrik 2021

Share:

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të shkarkohen anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni, si dhe zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Këto pika kanë mbetur nga seanca e djeshme që përfundoi me dakordimin e të gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./Demokracia.com/

Të ngjashme