Lajme
Fillon protesta në Shtërpcë, prezent edhe udhëheqësit e Listës Serbe
Demokracia
12:26 | 08 Janar 2023

Share:

Ka nisur protesta e serbëve lokalë në Shtërpcë, e cila po mbahet para Shtëpisë së Kulturës në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.

Protesta u paralajmërua dje nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, pas plagosjes së dy të rinjve serbë në këtë komunë.

Policia e Kosovës njoftoi se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, do të jëtë e mbyllur për qarkullim deri në përfundimin e protestës së paralajmëruar, që nisi në ora 12:00.

Protesta e serbëve lokalë në Shtërpcë. 8 janar 2023.
Protesta e serbëve lokalë në Shtërpcë. 8 janar 2023.

Më 6 janar Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të komunës së Shtërpcës.

Sipas njoftimit, ndaj tyre është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Lidhur me rastin PK ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha dje se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës” dhe se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

Të dielen u mbajt seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj ushtarit të FSK-së, i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinjtë serbë.

Seanca është mbajtur e mbyllur për media, ndërsa trupi gjykues ka thënë se për caktimin e masës do të njoftohen mediat përmes komunikatës, pas shqyrtimit të deklaratave.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për A.K.

Ndaj incidentit në Shtërpcë kanë reaguar të premten edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani tha se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm” dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë. Ndërsa Kurti tha se është “thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre”.

Edhe përfaqësues tjerë ndërkombëtar kanë dënuar incidentin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe./REL

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024