Lajme
Fillon projekti 4 milionësh i BE-së për deminimin e Kosovës
Demokracia
16:43 | 16 Mars 2023

Share:

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka njoftuar se sot ka filluar projekti i Veprimit për Deminimin e Kosovës, financuar nga Bashkimi Evropian.

Në rrjetin social Tweet ai është shprehur krenar me këtë projekt të BE-së me partnerët në Kosovë. BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrim dhe për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese”, ka shkruar ambasadori Szunyog.

“Krenar që lançojmë sot projektin e BE-së në Kosovë për deminim me partnerët tanë zbatues “TheHALOTrust” nga Norvegjeze. BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe çlirimin për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese”, ka shkruar Szunyog.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024