Ka filluar peticioni kundër performacës së këngëtarit serb Goran Breviq, i cili pritet të nënshkruhet online.
Ky peticion ka për qëllim anulimin e performancës së Bregoviqit në ‘Festën e Birrës’, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korcës.
Organizatorët e peticionit thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90’ta, këngë e cila kishte nxitur paramilitarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë, por edhe më gjerë.
Peticioni kërkon nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviqit.
“…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm”, thuhet në peticion.