Sport
Fillon ndeshja midis Sivassporit dhe Ballkanit, numër jo i madh i tifozëve në stadium
Demokracia
18:47 | 06 Tetor 2022

Share:

Ka nisur përballja ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit në stadiumin “Yeni 4 Eylul” në Ligën e Konferencës.

Skuadra turke dhe kampioni i Kosovës janë duke u përballur në kuadër të rrethit të tretë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Të parët me topin kanë nisur futbollistët e Sivassporit, raporton Demokracia.com.

Para fillimit të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në futbollin indonezian.

Në stadiumin turk shihet një numër jo i madh i tifozëve duke përcjellur këtë sfidë të rëndësishme për Grupin G.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja do të përballet me dy mungesa të mëdha në mesfushë për ndeshjen kundër Sivassporit.

Formacioni i Ballkanit: Frashëri, Ar. Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani./Demokracia.com/

Të ngjashme