Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës plenare.
Në rend të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021.
Po ashtu, kryesia ka në rend të ditës edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për Gjykatën Komerciale, shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave dhe propozim-rezolutën nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.