Lajme
Fillon konferenca e dhjetë mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Demokracia
16:08 | 04 Shkurt 2022

Share:

Ka filluar konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku do të diskutohet lidhur me nxjerrjen e provave, përkthimet e shkresave, hetimet e prokurorisë e ato të mbrojtjes.

Të akuzuarit, këtë seancë po e ndjekin përmes video-lidhjes.

Rasti ndaj Thaçit e të tjerëve, sot diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e ZPS-së dhe mbrojtjes

Në konferencën e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila është caktuar të mbahet sot, pritet të diskutohet lidhur me nxjerrjen e provave, përkthimet e shkresave, hetimet e prokurorisë e ato të mbrojtjes.

Kjo është bërë e ditur përmes vendimit për caktimin e konferencës të gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, ku ka përcaktuar edhe pikat e diskutimit që do të zhvillohen sot.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

https://demokracia.com/keohe-nervozohet-me-prokurorine-na-i-dhane-132-dokumente-pas-afatit-te-redaktuara-me-koken-e-tyre/

Të ngjashme