Arte
Fillon “Java Kulturore Shqiptare” në Zvicër
Demokracia
08:51 | 01 Tetor 2021

Share:

Sot, më 1 tetor fillon “Java Kulturore Shqiptare”, ku e gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Gjatë javës së parë të tetorit do të zhvillohen debate, ekspozitë, aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, histori tradicionale shqiptare, programe muzikore, ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare.

Vlen të theksohet se hyrja lejohet për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo edhe të testuar negativisht nga virusi Covid, shkruan tutje albinfo.ch. Platforma albinfo.ch është sponzor medial e këtij eventi kulturor.

Më poshtë mund të shihni programin javor se çfarë do të përmbajë “Java Kulturore Shqiptare”:

Programi – 01 tetor

19:00 – 22:00

– Hapja e Javës së Kulturës Shqiptare

– Hapja e ekspozitës

– Prezantimi i artistëve shqiptarë (Adem Dërmaku & Rromir Imami)

– Apéro

Programi – 02 tetor

19:00 – 20:30

– Debat me mysafirë të fuar: (në gjuhën gjermane)

– Historia dhe aktualiteti i shqiptarëve në Zvicër.

20:30 – 22:00

– Programi muzikor

(Rafael Lishi-Akkordeon & Ahmet Ujkashi-Klarinete)

Programi – 03 tetor

16:00 – 16:30

– Info: shkolla shqipe (LAPSH)

16:30 – 18:00

– Prezantmi i librave të autorëve shqiptarë në Zvicër

– Poezi nga poetët:

(Shaip Beqiri, Shkumbin Gashi & Bujar Salihu)

Programi – 07 tetor

20:00 – 22:00

– Lexim nga libri “Bürde & Segen” (Shqipe Sylejmani)

– Debat me mysafirë të ftuar: (në gjuhën gjermane) “Secondos”, çka pastaj?

22:00 – 23:00

Programi muzikor (Gjyli, Iliri & Samiri)./albinfo

Të ngjashme