Lajme
Fillon hetimi për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi
Demokracia
13:55 | 25 Shkurt 2021

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka filluar hetimin lidhur me incidentin ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit incidenti kundër gazetarit, është iniciuar vepra penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

“Prishtinë, 25 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tutje njoftohet se Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për të identifikuar kryerësit e kësaj vepre penale.​

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë pa ndërhyrje:

Prishtinë, 25 shkurt 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit V.D., se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.​/Demokracia.com

Të ngjashme