Lajme
Fillon biseda mes Biden dhe Xi Jinping
Demokracia
14:40 | 18 Mars 2022

Share:

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se telefonata e sigurt me video e presidentit të SHBA Joe Biden me presidentin kinez Xi Jinping filloi në orën 9:03 të mëngjesit.

Media shtetërore kineze CCTV gjithashtu raportoi se telefonata midis dy liderëve botërorë ishte duke u zhvilluar, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.

Më herët BBC raportoi se Presidenti amerikan Joe Biden do t’i kërkojë Kinës që të mos i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për luftën e saj në Ukrainë, kur ai të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping me telefon gjatë ditës së sotme.

Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar Pekinin për dështimin për të denoncuar pushtimin.

Biden e quajti dje presidentin rus Vladimir Putin “një bandit të pastër” dhe “një diktator vrasës”, i cili po zhvillonte një “luftë imorale” kundër popullit të Ukrainës, gjatë një fjalimi në një drekë për të festuar trashëgiminë irlandeze në ditën e Shën Patrikut në Capitol Hill.

Këto komente erdhën pasi Biden e etiketoi Putinin si “kriminel lufte” të mërkurën, duke sinjalizuar një përshkallëzim të rëndësishëm në retorikë.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se komentet e Biden ishin “absolutisht të papranueshme dhe të pafalshme”./Demokracia.com/

Të ngjashme