Rikthimi i “Friends” në ekran, pas 16 vitesh ishte lajmi të cilin të gjithë po e prisnim.
Aktorja e njohur e “Friends”, Lisa Kudrow, ka treguar se tashmë ka xhiruar një pjesë të episodit.
Ndërsa, Kudrow ka konfirmuar edhe një herë se speciali do të bëhet patjetër. Aktorja e cila luan rolin e “Phoebe Buffay” ka treguar edhe disa pamje që tregojnë se skenat e episodit do të bëhen në një kafe.
Ja gjithçka që dimë për ribashkimin e “Friends”.
Ku mund ta shikojmë serialin “Friends”?
Tani që Friends është larguar nga Netflix, 236 episodat si dhe episodin special do të mund t’i shohim në HBO Max.
Kush do të luajë në ribashkimin e “Friends”?
HBO Max ka konfirmuar se aktorët origjinal të serialit Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry, dhe David Schwimmer do të jenë pjesë e rikthimit në rolet e tyre. Producentët e rikthimit të “Friends” do të jenë vetë krijuesit e serialit, Marta Kauffman dhe David Crane dhe producenti Kevin Bright që do të thotë se ekipi është bashkuar tërësisht.
Ku do të xhirohet ky episod ?
Ekipi do të kthehet në skenën origjinale, skena 24, në Warner Bros. Studio në Burbank, Kaliforni.
Për çka do bëhet fjalë në këtë rikthim?
Për të sqaruar çdo paqartësi, ky episod nuk do të jetë episod i ri i serialit por do të jetë më shumë si ribashkim i aktorëve dhe stafit duke shikuar prapaskenat e episodeve të kaluara dhe duke i komentuar ato.
HBO nuk ka publikuar ende ndonjë trailer te këtij episodi./demokracia.com