Lajme
Fillojnë luftimet: Rusia bombardon konvojin e grupit Wagner
Demokracia
17:48 | 24 Qershor 2023

Share:

Konvoji i grupit të mercenarëve rus Wagner, është bombarduar nga Rusia gjatë ditës së sotme.

Pas akuzave të shefit të Wagner, Prigozhin se ushtria ruse ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse, ka nisur edhe ballafaqimi i Rusisë me grupin Wagner.

Në orët e vona të së premtes, Rusia e ka rritur sigurinë në të gjitha aspektet: e ka kufizuar internetin dhe tanket ushtarake janë parë nëpër rrugët e Moskës.

Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse – ndonëse e ka mohuar se po synon puç.

Ndërkaq raportohet se Ëagner pretendojnë se e kontrollojnë qytetin rus Rostov-on-Don, që gjendet në jug të shtetit.

Në Twitter ndërkaq është publikuar një video, ku sipas njoftimit thuhet se është bombarduar konvoji i Wagner nga Rusia.

Të ngjashme