Lajme
Fillojnë inspektimet në Vushtrri dhe Mitrovicë, për shkak të reshjeve të shiut dhe borës
Demokracia
12:22 | 26 Janar 2021
Foto Ilustrim

Share:

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ka filluar inspektimi i kanalit të Ibër Lepencit, në oret e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është duke u inpektuar kanali  i Ibër Lepencit dhe takime të njëpasnjëshme me KRU ” Mitrovica” dhe me zyrtarë të tjerë”, njofton KRU “Prishtina”, shkruan Demokracia.com

Gjithashtu ka bërë të ditur se nga pjesa e Mitrovicës, turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU”Prishtina”  Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri me ç’rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Inspektim në kanalin e Ibër Lepencit  dhe KRU ” Mitrovicë ”,

Prishtinë, 26 janar  –  Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është duke u inpektuar kanali  i Ibër Lepencit dhe takime të njëpasnjëshme me KRU ” Mitrovica” dhe me zyrtarë të tjerë.

Ju njoftojmë se nga pjesa e Mitrovicës, turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.

Poashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU”Prishtina”  Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë z.  Xhafer Tahiri me ç’rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal.

Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme./Demokracia.com

https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1813713085442975

Të ngjashme