Sport
Filloi edicioni evropian për gjyqtarët kosovarë, çifti Vitaku në Norvegji
Demokracia
15:15 | 29 Gusht 2022

Share:

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, kanë nisur me ndeshje evropiane për edicionin 2022/2023.

Në edicionin e ri gjyqtarët kosovarë të hendbollit pritet të kenë angazhime të shpeshta në kupa evropiane, ndërsa çifti Vitaku tashmë ka drejtuar ndeshjen e parë, përcjell Demokracia.com.

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës Evropiane (meshkujt), janë takuar dy skuadrat norvegjeze, Kolstad Handball dhe Drammen HK.

Ndeshjen e fortë dhe interesante e fitoi Kolstadi me rezultat 28:26.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14. Të pranishëm në ndeshjen ishin mbi 2000 shikues./Demokracia.com/

Të ngjashme