Lajme
Fillimisht u largua nga shtëpia| Burri me fëmijet e tij nga Hajvalia kanoset me jetë nga gruaja
Demokracia
10:10 | 24 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Një burrë nga Hajvalia e Prishtinës ka raportuar në polici se është kërcënuar me jetë bashkë me fëmijet nga gruaja e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se sipas burrit, gruaja fillimisht është larguar nga shtëpia më pas e ka kërcënuar atë përmes telefonit.

“DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE – Hajvali, 22.04.2022–22:23. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare me datë 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa me datë 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët”, thuhet në raportin e PK-së.

Në njoftimin e policisë thuhet se e dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme