Lajme
Fikrim Damka pret në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq
Demokracia
21:07 | 14 Prill 2022

Share:

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka pritur në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale , përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar kjo ministri, përcjell Demokracia.com.

“Gjithashtu, u shkëmbyen mendime  për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë. Ambasadorja znj. Minca Benedejčič, falënderoi ministrin z.Damka për mikpritjen dhe shkëmbimin e informacioneve dhe deklaroi se është e  gatshëm që të ofrojë mbështetje  dhe bashkëpunim në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin socio – ekonomik”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme