Lajme
“Figurat publike po e sigurojnë plazmën e gjakut përmes kërkesave në rrjete sociale”, çfarë po ndodh me pacientët tjerë
Demokracia
18:43 | 16 Mars 2021
Foto Ilustrim/Plazma e gjakut

Share:

Ditëve të fundit është rritur kërkesa për plazmë të gjakut, të cilat përmbajnë mbi 50 vlerën e antitrupave.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se me rritjen e të infektuarve është rritur edhe kërkesa për plazmën e gjakut, shkruan Demokracia.com.

Murati përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur shqetësimin për personat të cilët sipas tij nuk kanë të njëjtën qasje në rrjetet sociale dhe në mediat, sikur se siç tha ai figurat publike.

“Kemi parë edhe shumë figura publike të kenë nevojë e po ashtu kërkojnë ndihmë për familjarët e tyre. Duke pasur parasysh vështirësitë e tyre, mund ta marrim me mend se sa të vështirë e kanë njerëzit që nuk kanë të njëjtën qasje në rrjetet sociale dhe në mediat tona”, shkruan Murati.

Murati po ashtu ka kërkuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, QKUK-ja, IKSHPK-ja dhe me Ministria e Shëndetësisë që të nisin një fushatë mobilizimi të dhënies së gjakut nga ata të cilët e kanë kryer COVID-19 dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm.

Postimi i plotë i Muratit, pa ndërhyrje:

Ditëve të fundit, me rritjen e numrit të të infektuarëve me covid, është rritur kërkesa për plazmat e gjakut, të cilat përmbajnë mbi 50 antitrupa. Kemi parë edhe shumë figura publike të kenë nevojë e po ashtu kërkojnë ndihmë për familjarët e tyre. Duke pasur parasysh vështirësitë e tyre, mund ta marrim me mend se sa të vështirë e kanë njerëzit që nuk kanë të njëjtën qasje në rrjetet sociale dhe në mediat tona. Andaj do të ishte mirë që Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, së bashku me QKUK-në, IKSHP-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë të nisin një fushatë të mobilizimit të dhënies së gjakut të atyre që e kanë kryer covidin dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm. Besoj solidariteti nuk do të mungojë, ashtu siç edhe po ka përgjigje në këto thirrjet individuale, por duhet një organizim shtetëror në mënyrë që efekti të jetë më i madh dhe të ketë plazma për të gjithë ata që kanë nevojë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/valon.murati/posts/10159358339392340

Të ngjashme