ShowBiz
Fifi tregon hapur mbështetjen për Donaldin dhe Monikën si finalistë të Big Brother
Demokracia
20:16 | 11 Shkurt 2022

Share:

Sonte (e premte) pritet përzgjedhja e dy finalistëve të fundit të Big Brother VIP.

Në nominim janë katër banorë; Donald Veshaj, Monika Lubonja, Arjola Demiri dhe Einxhel Shkira.

Pak para fillimit të spektaklit, këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi, e cila ishte pjesë e BB VIP muaj më parë, ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj për dy banorët e preferuar, për të cilët edhe bëri një dedikimi në InstaStory.

Fifi që nga dalja nga shtëpia e famshme ka treguar se i përkrah dy aktorët, Monikën dhe Donaldin, madje me këtë të fundit edhe ka bërë një tatuazh të njëjtë i cili tregon miqësinë e tyre të fortë që e krijuan brenda shtëpisë.

Në postim, Fifi ka thënë se dëshiron që ata të dy t’i shoh në finale, duke shpjeguar tutje arsyet se pse ata janë të preferuarit e saj.

“Ju dua dhe deri me datën 18 nuk dua të iu shoh jashtë asnjërin”, ka shkruar Fifi fillimisht.

“Kam qajtur, kam qesh me juve.. kam bo llafe me juve.. jemi sha edhe në fund jena përqafu e jena dashtë e duhemi. Na kanë sha të gjithë, por të gjithë e dinë poashtu sa të drejtë jemi.. sa të sinqertë jemi..ahh, e vërtetë, jo të gjithë na pranojnë sepse ua kujtojmë veten, fasadën dhe dobësitë që i fshehin përditë për mos me ua pa tjerët”, ka thënë tutje këngëtarja e njohur në postimin e saj.

Fifi, ndërkohë javë më parë hyri në shtëpinë e famshme për një befasi për Monikë, për t’u takuar më vonë edhe me banorët e tjerë, ndërsa u komentua shumë përkrahja e saj e madhe ndaj Donaldit.

Ndërsa, në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt do të jenë gjithsej katër finalistë, dy prej tyre tashmë janë përzgjedhur, balerini Ilir Shaqiri dhe modelja Beniada Nishani. /Telegrafi/

Të ngjashme