ShowBiz
Fifi sjell të premten bashkëpunimin me PM dhe DAGZ: Mezi pres ta ndaj me ju këngën e dashurisë time
Demokracia
07:56 | 17 Shkurt 2022

Share:

Përmes një fotografie të shpërndarë në Instagram, Filloreta Raçi ka njoftuar se është në përgatitje të këngës së re.

Këngëtarja ka bërë të ditur se realizimi i ri muzikor i saj do të vijë të premten (më 18 shkurt).

Projekti do të vijë në bashkëpunim me dy ish-pjesëtarët tjerë të Big Brother VIP, DJ PM dhe DJ DAGZ dhe pritet të titullohet “Hana”.

“Mezi pres ta ndaj me ju këngën e dashurisë time”, ka shkruar Fifi në njoftimin e saj.

Theksojmë se këngëtarja ka qenë mjaft e përfolur në muajt e fundit që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP, pastaj për hitin “Diell” dhe së fundmi për lidhjen e dashurisë me Adis Patushin. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Të ngjashme