ShowBiz
Fifi shfaqet me një ndryshim në pamje
Demokracia
19:13 | 14 Tetor 2022

Share:

Këngëtarja shqiptare, Fifi mbetet ndër emrat më të komentuar në media rozë.

Krahas karrierës dhe angazhimeve muzikore, këngëtarja nga Ferizaj komentohet edhe për jetën private.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale dhe aty sjell momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Foto: Fifi/Instagram

Ndërsa, sot (e premte) Fifi ka zbuluar se ka bërë një ndryshim në pamje teksa shihet me flokë më të shkurtra dhe ngjyrë më të hapur.

Në imazhet që ndau me fansat në Instagram, krijuesja e hitit “Diell”  u shfaq e mahnitshme dhe në formë të mirë.

Foto: Fifi/Instagram

Të shumta kanë qenë edhe komente dhe pëlqimet nga ana e fansave të saj, të cilët duket se e mirëpriten këtë ndryshim të artistes.

Ndryshe, Fifi aktualisht ndodhet në New York bashkë me partnerin e saj, Adis Patushi, ku edhe pritet të mbaj koncert për bashkatdhetarët atje.

Ndërkohë, së fundmi këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë projektin e ri muzikor “Trauma”.

Të ngjashme