ShowBiz
Fifi jep deklarata të forta në emision, e quan Butrint Imerin ‘kopjac’ dhe Arjola Demirin ‘përfituese’
Demokracia
23:36 | 06 Maj 2022

Share:

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi ka qenë e ftuar këtë javë në programin “Më lër të flasë”.

Ajo është vënë përball lojërave dhe pyetjeve provokuese nga vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët janë drejtues të këtij emisioni.

Mes të tjerash, ajo bëri edhe disa deklarata të forta, kur u detyrua që për epitete të ndryshe të përmend emra personazhesh të famshëm.

Mes të tjerash, në sy ranë epitetet “kopjac” të cilin Fifi ia atribuoi këngëtarit Butrint Imeri, dhe epiteti “përfituese” të cilën ia referoi aktores Arjola Demiri.

Me këtë të fundit, FIfi fillimisht kishte pasur raporte të mira gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, por që më pas gjërat mes tyre duket se kanë ndryshuar.

Përndryshe, interpretuesja e hitit “Diell”, gjysmën e banorëve të Bib Brother VIP 1, Fifi i ka cilësuar si të pabesë.

Këto janë përgjigjet që Fifi dha gjatë zhvillimit të lojës në fjalë:

Artist? Flori Mumajesi

Seksi? Adisi

Mashtrues? Romeo

Përfitues? Arjola Demiri

Kopjac? Butrint Imeri

Mik? Klajdi Haruni

Prezantues? Lobi

Humorist? Cekja

Kantautor? Elgit Doda, ose Alban Skenderaj

Duet? Donaldi.

 

Të ngjashme