Dy artistët e njohur, Fifi dhe Gent Fatali ashtu siç kishin paralajmëruar kanë publikuar bashkëpunimin.

Kënga më e re e dyshes mban titulli “Pikturë” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me klip për të cilin u kujdes “Gargia”, nën drejtimin e Andi Deçanit.

Ndërsa, teksti i këngës dhe melodia u realizuan nga vet Gent Fatali dhe Fifi.

Foto: Sc/YouTube

Për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Apollo i cili është edhe producent i këngës bashkë me Mixey.

Ndërkohë, kujtojmë që Gent Fatali rikthehet në bashkëpunim me Fifin pas disa muajve, teksa këngëtarja nga Ferizaj ka qenë tejet aktive edhe gjatë kësaj periudhe me projekte dhe koncerte.

Foto: Sc/YouTube

Përveç kësaj, Fifi u komentua vazhdimisht edhe pas pjesëmarrjes së saj muaj më parë në Big Brother VIP, teksa po shijon romancën me Adis Patushin. /Telegrafi/