Shtëpia botërore e futbollit (FIFA), ka publikuar një sqarim për të gjithë ata futbollistë të cilët dëshirojnë t’i ndërrojnë Kombëtaret me të cilat luajnë, shkruan Demokracia.com.
Ditëve të fundit është shkruar se futbollistët që janë mbi 21 vjet dhe paraqiten për kombëtaret U21 nuk kanë të drejtë më t’i ndërrojnë ekipet, gjë këtë që sot FIFA e ka sqaruar përmes një rregulloreje të re.
Pra lojtarët që janë paraqitur me Kombëtaret e tyre për grupmosha por jo me atë A, do të mund ta ndërrojnë Kombëtaren.
Por, ky rregull nuk vlen për futbollistët që kanë më shumë se 21 vjet, pra atyre nuk i lejohet ta ndërrojnë Kombëtare.
Në rastin tonë, Toni Domgjoni si 22 vjeçar, Berisha 23, Bastien Toma dhe Andi Zeqiri si 21 nuk mund ta ndërrojnë më Kombëtaren dhe është një lajm i keq për Kosovën që synonin këta lojtarë. /Demokracia.com
Here are the new @FIFAcom rules for players that wish to change associations that they represent.
In our case, the players that played in the U21 Euros and are 21 y/o will not be able to (M.Berisha, Zeqiri, Toma & Domgjoni). pic.twitter.com/sguO1Dfc9d
— Kosovans Abroad (@KosovansAbroad) April 2, 2021