Situata për sportin rus sa vjen e po bëhet më e vështirë. Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe bota ka dal kundër këtij veprimi, derisa kësaj i janë përgjigjur edhe Federata sportive.
Pasi FIFA vendosi ta përjashtoj Kombëtaren e Rusisë nga kompeticionbet ndërkombëtare, sot ka thirrje që FIFA të lejojë lojtarët e huaj që luaj në Rusi të ndërpresin kontratat e tyre pa asnjë kosto, transmeton Demokracia.com.
Shumë lojtarë kanë mbetur në harresë dhe kanë frikë për jetën e tyre pas ngjarjeve të fundit. Mbrëmë, FIFA dhe UEFA njoftuan se Kombëtarja dhe të klubet ruse janë pezulluar nga garat.
Megjithatë, ende nuk ka asnjë fjalë për atë që po ndodh me lojtarët e huaj në Rusi.
FIFPro, i cili vepron si një bashkim për futbollistët në mbarë botën, po i kërkon FIFA-s të ndryshojë politikën e tyre të transferimeve. Sipas gazetës holandeze, VI, FIFPro beson se është e drejtë që për shkak të luftës së vazhdueshme si rezultat i veprimeve të Vladimir Putin – ata që luajnë në Rusi të jenë në gjendje të anulojnë marrëveshjen e tyre falas.
“Ne i kemi kërkuar FIFA-s që ta bëjë këtë. Kjo duhet të rregullohet sa më shpejt të jetë e mundur, “tha anëtari i bordit të FIFPro, Louis Everard për VI.
“Konflikti gjithnjë e më i përshkallëzuar na duket se është një arsye për të qenë në gjendje të ndërpresim kontratën pa pasur nevojë të paguajmë dëmshpërblim për klubin. Tani jemi duke e diskutuar këtë. Duke pasur parasysh situatën jashtëzakonisht shqetësuese, ne besojmë se lojtarëve duhet t’u jepet liria për t’u larguar nga vendi. Ne duam qartësi për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka përfunduar gazeta VI. /Demokracia.com