Sport
FIFA publikon karikaturën ku Xhaka shihet duke e përqafuar futbollistin serb, mediat serbe e shohin si provokim
Demokracia
10:02 | 15 Qershor 2022

Share:

Federata Botërore e Futbollit FIFA, ka publikuar në rrjetet sociale një karikaturë promovuese me kapitenët e Kombëtareve pjesëmarrësve në Botërorin e Katarit, shkruan Demokracia.com.

Dhe e gjithë kjo nuk do të ishte aq e pazakontë nëse FIFA nuk do të kishte bërë një gjest interesant. Aty shihet Granit Xhaka që i ka vendosur në krahë dorën kapitenit të Serbisë, Dusan Tadiq.

Medat Serbe këtë e kanë parë si një provokim, kur dihet raportet që ai ka me serbët që nga Kampionati Botëror në Rusi.

“Po të kemi parasysh faktin se Xhaka, i cili është me kombësi shqiptare, dhe është e njohur për publikun serb për provokime në fushë i cili feston golat duke shfaqur simbolet e “shqiponjës me dy krerë”, mund të pyesim veten se çfarë mesazhi është ky që jepet në karikaturë”, ka shkruar portali nacionalist serb, Kurir.

Të kujtojmë se Xhaka i prinë Kombëtares së Zvicrës, por ai asnjëherë nuk i ka fshehur rrënjët shqiptare, madje në ngjarjet më të mëdha sportive ai ka festuar duke e shfaqur shqiponjën para miliona njerëzve. /Demokracia.com

Të ngjashme