Sport
Prezantohet topi zyrtar për Kupën e Botës “Katar 2022”
Demokracia
14:17 | 30 Mars 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA dhe kompania e njohur Adidas e kanë prezantuar topin zyrtar për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Topi i ri që do përdoret në Kupën e Botës do të quhet “Al-Rihla” që  në përkthim është “udhëtim”, njofton FIFA, përcjell Demokracia.com.

Ky top i ri do ta bëjë lojën më të shpejtë, për faktin se siç ka bërë të ditur FIFA, ai lëviz më shpejt në ajër se çdo top tjetër në historinë e turnet.

Topi është prezantuar vetëm dy ditë para hedhjes së shortit për fazën e grupeve që do mbahet në Doha.

Kupa e Botës në futboll nis më 21 nëntor dhe mbyllet më 18 dhjetor, atëherë kur do të luhet finalja e madhe./Demokracia.com/

Të ngjashme