Sport
FIFA me “dorë të hekurt” ndaj Rusisë, ndeshjet e radhës i luajnë pa flamur, himn dhe në terren neutral
Demokracia
21:06 | 27 Shkurt 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka dënuar ashpër Kombëtaren e Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës nga shteti rus.

FIFA e ka urdhëruar Rusinë që t’i luajë ndeshjet e ardhshme pa flamurin e tyre, himnin dhe të paraqitet si Unioni i Futbollit të Rusisë në një territor neutral, shkruan Demokracia.com.

Tutje, FIFA ka thënë se do të bisedojë me organizata të tjera sportive nëse Rusia duhet të përjashtohet nga garat.

Shumë shtete kanë njoftuar se do të refuzojnë të luajnë kundër Rusisë, përfshirë Anglinë, Poloninë, Republikën e Çekisë dhe Suedinë.

“Play-Off”-i i Kupës së Botës e vë përballë Rusinë me Poloninë dhe më pas fituesi i këtij dueli luan kundër Republikës së Çekisë apo Suedisë. Këto ndeshje janë planifikuar të luhen në muajin mars./Demokracia.com/

Të ngjashme