Sport
FIFA dërgon një pako me ndihma humanitare në Ukrainë
Demokracia
16:15 | 15 Mars 2022

Share:

Fondacioni FIFA dërgoi një pako me ndihma humanitare me materiale mjekësore për t’ia dhuruar Spitalit Klinik Ushtarak në Kiev, kryeqyteti i vendit.

“Federata e Futbollit të Ukrainës dhe Qendra Koordinuese shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për FIFA-n për mbështetjen që komuniteti i futbollit ukrainas ka marrë në mbrojtjen e pavarësisë sonë”, tha organizata.

Ndihma e dërguar nga Fondacioni FIFA përfshin komplete mjekësore, me ilaçe të ndryshme dhe materiale mbështetëse klinike, duke përfshirë defibrilatorë, kompresa./Demokracia.com/

Të ngjashme