Sport
FIBA licencon 1 Komisioner dhe 4 Gjyqtarë nga Kosova për periudhën 2021-2023
Demokracia
16:25 | 27 Gusht 2021

Share:

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) nëpërmjet një shkrese e ka informuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) se me rekomandim të Komisionit Teknik të FIBA-s janë licencuar për periudhën 2021-2023, një (1) Komisioner dhe katër (4) Gjyqtarë të FBK-së.

Komesari i Garave në FBK dhe Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija është licencuar si Komisioner, ndërsa Dardan Maxhuni, Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani dhe Daut Mehmeti janë licencuar si gjyqtarë.

Licencimi i personave zyrtarë të ndeshjeve nga FIBA vjen si rezultat i punës së Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe përkushtimit të FBK-së për zhvillimin e gjyqtarëve/e të basketbollit. /Demokracia.com

Të ngjashme