Sport
FIBA ia beson Kosovës organizimin e ndeshjeve parakualifikuese për Kupën e Botës
Demokracia
13:54 | 12 Shkurt 2021

Share:

Nga 18 deri më 20 Shkurt, në Prishtinë do të zhvillohet Dritarja e Tretë e parakulifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Të gjitha ndeshjet e Grupit B do të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës, ku Bordi i FIBA Evropës i ka besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu do të luajnë në Prishtinë, derisa për detajet e organizimit ka folur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

“Arsyeja që e kemi aplikuar edhe një herë, ka qenë sepse Federata e Basketbollit e Kosovës është shumë e mirë në ngjarjet e organizuara ndërkombëtare. Gjithashtu kemi dashur t’i zhvillojmë ndeshjet e fundit dhe vendimtare në vendin tonë”, tha ajo.

T’i akomodojmë lojtarët, ku tashmë janë akomoduar në Hotel Four Points by Sheraton Prishtina City, ku të katër Kombëtaret do të grumbullohen aty dhe hoteli do të jetë i mbyllur për mysafirë. Kombëtaret do të fillojnë të arrijnë nga 13 shkurti. Pallati i Rinisë dhe Sportit do të jetë i mbyllur nga 15 deri më 20 shkurt, ku do të jetë vetëm për stërvitje të kombëtareve”, ka thënë Dushku për faqen zyrtare të FBK-së dhe T7.

Ajo ka folur edhe për rregullat strike që kërkohen gjatë këtij organizimi.

Ne kemi organizuar edhe ngjarje tjera, por kjo do të jetë përvojë e re, për shkak të pandemisë me Covid-19. Gjithçka duhet të shkojë mirë, sepse masat do të jenë dyfish më strikte”, përfundoi Elvira Dushku. /Demokracia.com

Të ngjashme