Sport
FHK: Javë vendimtare për Kombëtaren A në hendboll
Demokracia
23:14 | 04 Maj 2025

Share:

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026.

Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja e pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja luan ndaj Holandës në ‘s-Hertogenbosch.

Këto janë ndeshjet e fundit të fazës së fundit kualifikuese për evropianin e vitit të ardhshëm.

Sipas FederatëPas katër ndeshjeve, Kombëtarja jonë i ka tri pikë. Nga katër pikë i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e parë me pesë pikë.

Gara në grup është plotësisht e hapur. Të gjitha katër kombëtaret janë në garë për kualifikim në Evropian.

Të ngjashme