Skuadra Suhareka se, FC Ballkani e cila tash e disa ditë gjendet në Antalia të Turqisë, sot ka pasur mysafirë Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com
Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorët e tij ka vëzhguar sot punën e Ballkanit në Antalia si dhe kanë folur për përgatitjet para stinorit pranveror.
“Klubi jonë sot kishte kënaqësinë që të mirëpres për vizitë në Turqi kryetarin e FFK-së Agim Ademin i cili ishte në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe Muharrem Sahitit
Falënderojmë Presidentin e FFK-së për vizitën dhe për punën e bërë në avancimin e futbollit”, ka shkruar FC Ballkani.
Gjatë ditës FFK ka vizituar edhe Llapin, Prishtinën e Dritën. /Demokracia.com