Stema e dizajnuar nga Fisnik Ismaili është vendosur të jetë jetë stema zyrtare e futbollit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Ismaili në një postim në ‘Facebook’, i cili i është gëzuar këtij fakti dhe ka marrë vendimin që të hollat e kësaj fitoreje t’i dhurojë për krijimin e Shoqatës së Dizajnerëve të Kosovës, e cila primare do ta ketë mbrojtjen e të drejtave dhe pronës intektualëve të tyre, përcjell Demokracia.com
Postimi i tij i plotë:
Unë zakonisht nuk çohna kaq herët, por sot më çoi një thirrje që ma ndreqi ditën:
Me kërkesën edhe insistimin e lojtarëve, të cilët një pjesë të madhe të fajit për humbjet e fundit po ia lënë stemës së re, që ua ka ulë motivimin e frymëzimin për fitore, si dhe përkrahjen masive të tifozëve, FFK ka marrë vendim me e ba stemën e dizajnueme nga unë shenjë zyrtare të futbollit të Kosovës.
Kompensimin e ofruem prej 10,000 eurosh kam vendosë me e dhurue për krijimin e Shoqatës së Dizajnerëve të Kosovës, e cila qëllim primar ka me e pasë mbrojtjen e të drejtave dhe pronës intelektuale të këtyre profesionistëve.
Na priftë e mbara!