Sport
FFK shpërndau printerët për ID kartela të futbollistëve
Demokracia
14:59 | 15 Shtator 2022

Share:

Në kuadër të Strategjisë së FFK-së rreth digjitalizimit, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë shpërndarjen e printerëve për ID kartela të futbollistëve.

Decentralizimi si dhe fuqizimi i Lidhjeve Rajonale mbetet fokus i FFK-së.

Tashmë ID kartelat e lojtarëve mund të printohen nëpër Lidhjet Rajonale përkatëse që nga java tjetër.

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar administratorët e sistemit ‘FIFA Connect’ të Lidhjeve Rajonale, të cilët i uroi për fillimin e sezonit të ri si dhe kërkoi angazhim edhe më të madh  rreth këtyre ndryshimeve, në mënyrë që shërbimet ndaj klubeve të jenë sa më efikase.

Të ngjashme