Sport
FFK refuzon ankesën e Eroll Salihut
Demokracia
16:49 | 13 Maj 2022

Share:

Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka refuzuar ankesën e Eroll Salihut lidhur me vendimin e Komisionit të Disiplinor që kishte përjashtuar Salihun pas shkeljes së rregulloreve të FFK-së, shkruan Demokracia.com.

“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor, mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, kishte shkruar FFK në vendimin e saj.

Salihu ishte ankuar ndaj këtij vendimi ndërsa Komisioni për Ankesa konstatoi se pala ankuese nuk ka prezantuar asnjë fakt, dëshmi apo provë për në realizimin e pretendimeve të tij të dhëna në emisionet televizive, pranë Komisionit Disiplinor dhe Komisionit për ankesa.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë të Komisionit për Ankesa. /Demokracia.com

 

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024