Sport
FFK çon në disiplinor Dritën, Llapin e Vushtrrinë
Demokracia
13:19 | 31 Maj 2022

Share:

Me dy ndeshjet e zhvilluara javën e kaluar, njëra në finalen e Kupës dhe tjetra në finalen e barazhit i është vënë perdja këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja kryesore ishte finalja e Kupës ku u ndeshën Llapi e Drita. Skuadra llapjane triumfoi për herë të dytë rresht në finale duke fituar këtë herë me rezultat 2:1. Përkundër atmosferës së mirë nuk munguan as sjelljet e pahijshme.

Të dyja tifozëritë hodhën mjete piroteknike në fushë për çka Komisioni i Garave ka hapur procedura disiplinore.

Në disiplinor ka shkuar edhe Vushtrria pas sjelljeve aspak të mira të tifozëve vushtrrias në ndeshjen e barazhit kundër Malishevës.

Më poshtë gjeni komplet vendimet e Komisionit të Garave

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC” Drita“. MOTIVI : Para fillimit të ndeshjes tifozët e FC ”Drita”, hudhin fishekzjarre , mjete piroteknike tymuese në fushë, në pjesën e barit sintetik dhe në shtegun e atletikës, duke e dëmtuar në disa vende (digjen nga zjarri i fishekzjarreve). Në min 5,6, 9, 10, hudhen mjete piroteknike plasëse në shtegun e atletikës dhe pjesën e barit sintetik si dhe hudhin fishekzjarre në fushë duke e dëmtuar fushën, pjesën e barit sintetik, shtegun e atletikës në disa vende dhe njikohësisht rrezikojnë shëndetin e futbollistëve në fushë. Në minuten 72, tifozët e FC ”Drita” ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: FC Llapi. MOTIVI: Tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre në shtegun  e atletikës  në  barin artificail  si dhe në fushë duke shkaktuar dëme të duksheme ( disa pjesë digjen nga zjari i fishekzjarreve). Në min 17-të ,  tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre, mjete piroteknike plasëse me ç’rast dëmtohet fusha, shtegu e atletikës,  në disa pjesë bari sintetik  si dhe dy lleda te reklamave, gjyqtari kryesor  ndërpreu ndeshjen per 2 min.  Në min  47-të tifozët e FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike plasëse dhe fishekzjarre në fushë me ç’rast  në disa pjesë dëmtohet fusha.  Pas perfundimit të ndeshjes tifozët e FC ”Lapi” kalojnë rretojat e tribunave hynë deri afër fushës dhe dëmtojnë ( thejne ) mbajtset e lledave 20 metra të gjatë. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: FC ”Vushtrria”. MOTIVI: Në min  77-të deri sa po pregaditej ekzekutimi i penalltisë nga FC ”Malisheva” tifozët e FC ”Vushtrria” të vendosur në tribunën jugore kapin , terheqin dhe zhvendosën rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre  janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 min.  Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje  dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore. Pas fillimit të zbrazjes së tribunës tifozët ofendojnë në kor FFK-në. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. /Demokracia.com

Të ngjashme