Sport
FFK ndërron logon dhe fanellat e Kombëtares së Kosovës
Demokracia
12:18 | 22 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës do ta nis me disa risi edicionin e ri të kualifikimeve për kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Kosova me 24 mars e zhvillon ndeshjen e parë për këtë vit ku ndeshet me Lituaninë në një sfidë miqësore, ndërsa qysh nesër do të bëhen disa ndryshime.

FFK ka njoftuar se do të ndryshojë logo dhe fanellat e kombëtares do të jenë të reja të cilat do të prezantohen nesër.

Njoftimi i FFK-së

Të nderuar/a

Ju njoftojmë se nesër (më 23 mars), në orën 12:00, në hotel “Emerald” do të bëhet prezantimit i logos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”.

Ju mirëpresim!

Me respekt,

Federata e Futbollit e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme