Sport
FFK ndanë stemën e FIFA-s për 13 gjyqtarë, “harrohet” më i miri i vitit 2021, Dardan Çaka
Demokracia
18:39 | 01 Shkurt 2022

Share:

FFK-ja sot ka njoftuar se ka ndarë stemën e FIFA-s për 13 gjyqtarë që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet ndërkombëtare, por ajo që bie në sy është se në këtë listë mungon emri i gjyqtarit më të mirë në Kosovë për vitin 2021, Dardan Çaka.

Genc Nuza, Visar Kastrati, Besfort Kasumi janë gjyqtarët e licencuar ashtu siç ishin edhe vitin e kaluar. Megjithatë në bazë të përformancave është besuar se Çaka do të jetë sivjet në mesin e tre gjyqtarëve kryesor me stemë të FIFA-s.

Demokracia.com nga burime të afërt me FFK-në mëson se Çaka ka qenë i nominuar si gjyqtari i katërt kryesor, por FIFA nga Kosova pranon vetëm tre, çka i bie që është dashur të hiqet njëri nga tre të lartëpërmendurit për t’i liruar vendin Çakës, gjë që nuk është bërë.

Demokracia.com ka tentuar të flasë me kryetarin e Komisionit, Përparim Hasani, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Ndryshe, në mesin e 13 gjyqtarëve që fituan stemën e FIFA-s ishin edhe dy femra, Lumnije Muhadri dhe Florentina Kallaba./Demokracia.com/

Të ngjashme