Sport
FFK, MKRS dhe Komunat dakordohen për bashkëpunim në përmirësimin e infrastrukturës
Demokracia
18:28 | 13 Shkurt 2023

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një njoftimi për media ka treguar planin investiv pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë, raporton Demokracia.com.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku së bashku me presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe me disa kryetarë komunave të vendin kanë diskutuar për mundësinë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv.

“Me këtë rast palët u dakorduan që vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së, FFK-së dhe Komunave, që për qëllim ka përmirësimin e kushteve të infrastrukturës së futbollit. Ky plan investiv javë më parë është prezantuar nga presidenti Ademi dhe ministri Çeku edhe në takimet me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu gjatë këtij takim krerët e dy institucioneve janë zotuar për mbështetje financiare.

“Krerët e këtyre dy institucioneve u zotuan për mbështetje financiare të këtij plani nëpërmjet FFK-së, i cili parasheh përmbylljen e renovimit të stadiumeve aktuale dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s”, thuhet në njoftim./.Demokracia.com/

Njoftimi i plotë:

Plani investiv pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë është shpalosur sot bashkërisht nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në takim me disa prej kryetarëve të komunave të vendit. Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në selinë e MKRS-së, u disktuan mundësitë e zbatimit të përbashkët të këtij programi investiv.

Me këtë rast palët u dakorduan që vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së, FFK-së dhe Komunave, që për qëllim ka përmirësimin e kushteve të infrastrukturës së futbollit. Ky plan investiv javë më parë është prezantuar nga presidenti Ademi dhe ministri Çeku edhe në takimet me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Krerët e këtyre dy institucioneve u zotuan për mbështetje financiare të këtij plani nëpërmjet FFK-së, i cili parasheh përmbylljen e renovimit të stadiumeve aktuale dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024