Sport
FFK me komunikatë: Belgini është pjesë e familjes tonë, do të zhvillojmë disa aktivitete në mbështetje të tij
Demokracia
12:28 | 26 Prill 2025

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me reagim pas dhunës ndaj futbollistit Belgin Jashari, i cili rrëfeu detaje në një intervistë ekskluzive për Nacionalen.

FFK në një komunikatë për media ka thënë se ngjarje të tilla janë të papranueshme.

“Futbolli është sporti që na bashkon. Fusha e gjelbër është vendi ku secili i ri duhet të ndihet i sigurt dhe i vlerësuar – pavarësisht prejardhjes apo përkatësisë etnike.

FFK i qëndron pranë Belginit dhe çdo sportisti që përballet me padrejtësi të tilla. Jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat e të gjithë futbollistëve tanë dhe, në vazhdimësi, punojmë për një ambient të lirë nga diskriminimi dhe paragjykimet” – thuhet tutje.

FFK ka shkruar se: “Belgini është pjesë e familjes së futbollit tonë”.

Ndërkohë, janë paralajmëruar disa aktivitete në mbështetje të Belgin Jasharit.

“FFK, në bashkëpunim me KF Fushë Kosova, gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë disa aktivitete në mbështetje të Belgin Jasharit, ndërsa ai do të vizitohet edhe nga presidenti Agim Ademi”.

Të ngjashme