Sport
FFK marrëveshje bashkëpunimi edhe me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive
Demokracia
15:50 | 15 Shtator 2022

Share:

I pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke i dhënë rëndësi të veçant shëndetit të futbollistëve.

Pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Spitalin Amerikan në Kosovë, Federata e Futbollit të Kosovës një raport të tilë e ka krijuar edhe me Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive.

Presidenti Ademi shihet në foto me drejtorin e kësaj qendre,  Gëzim Murseli dhe mjekun Bernard Tahiri.

Kujtojmë se sigurimi shëndetësor për futbollistët ka qenë problem i vazhdueshëm për sportistët kosovar, duket se së paku për futbollistët po zgjidhet një breng e tillë.

Të ngjashme