Sport
FFK konfirmon lajmin e Demokracia.com: Të martën miqësorja Kosovë – Shqipëri
Demokracia
17:13 | 12 Shkurt 2021

Share:

Ashtu siç kishte raportuar ditë më parë Demokracia.com se për nderë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, FFK do të organizojë një ndeshje miqësore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, ashtu edhe doli, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja ishte paraparë të luhet në fushën  me bari sintetik në Brestovik të Pejës, por për shkak të distancës bukur të largët ky takim u vendos të zhvillohet në Prishtinë.

LEXO edhe:

Kosovë – Shqipëri, përballje miqësore për nder të 17 Shkurtit

“Në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë.

Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës. Ndeshja fillon në orën 12:00, derisa për shkak të situatës me pandeminë edhe ky event do të zhvillohet pa praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Demokracia.com

 

Të ngjashme