Sport
FFK konfirmon lajmin e Demokracia.com, Nuza ndan drejtësinë në takimin e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës
Demokracia
13:23 | 02 Gusht 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtari Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet RFS – Hibernians, lajm për të cilin Demokracia.com raportoi ditë më parë.

Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj gjithashtu do të jenë asistentë të Nuzës në atë takim. Gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu, shkruan Demokracia.com.

UEFA vlerëson lartë Genc Nuzën, ia beson drejtësinë në ndeshje e rrethit të tretë në Conference League

Ky takim zhvillohet të enjten në orën 18:00, në Letoni.

Delegimi nga UEFA ë në këtë fazë të garave është një vlerësim i madh që i bëhet gjyqtarëve tanë, të cilët dita-ditës po dëshmojnë gjithnjë e më shumë kualitetin e tyre në ndarjen e drejtësisë./Demokracia.com/

Të ngjashme