Sport
Ashtu siç paralajmëroi Demokracia.com, nesër pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri
Demokracia
17:24 | 22 Shkurt 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për shtyp të mërkurën (nesër) nga ora 13:00 në hotelin “Emerald”.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se për çfarë arsye është thirrur kjo konferencë, aty pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Trajneri francez Alain Giresse nesër zbarkon në Kosovë, njoftohet me ambientin që e pret

Alain Giresse është raportuar se pritet të emërohet trajner i “Dardanëve”.

69-vjeçari ka karrierë të gjatë si trajner, ndërsa kryesisht ka punuar përzgjedhës i përfaqësueseve afrikane. Së fundi ishte i angazhuar në vitin 2019 te Tunizia./Demokracia.com/

Të ngjashme