Sport
FFK-ja takohet me Roberto Morenon, njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e Kosovës
Demokracia
23:30 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur një takim sot (e hënë) me trajnerin spanjoll Roberto Moreno për të diskutuar rreth mundësisë që ai të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Takimin me Morenon për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i FFK-së Agim Ademi. Ai ka thënë se kanë filluar takimet me kandidatët potencialë për postin e përzgjedhësit dhe Moreno është njëri prej tyre.

Bisedimet janë mbajtur në Stamboll ku po qëndron Ademi dhe duket se kanë avancuar mes dy palëve dhe është mësuar se një takim i radhës pritet të mbahet nesër (e martë).

Pozita e përzgjedhësit tek Kosova ka mbetur vakant që prej largimit të Primozh Glihas pas përfundimit të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Moreno, 46 vjeçar, ka një karrierë të pasur si trajner, pasi ka drejtuar disa klube të njohura në Spanjë dhe jashtë saj.

Ai ka drejtuar klube si Granada dhe Monaco, gjithashtu ka qenë për një kohë edhe në krye të Spanjës, teksa në vitin 2019 mori drejtimin e “Furisë së Kuqe” pas largimit të Luis Enriques.

Gjithashtu vlen të theksohet se ai ka qenë edhe ndihmëstrajner tek klube të mëdha si Barcelona dhe Roma.

Të ngjashme