Sport
FFK-ja sot pritet të bëjë zyrtarizimin e kandidatëve për kryetar
Demokracia
11:16 | 18 Mars 2022

Share:

6 prilli 2022 është data kur Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e për një mandat 4-vjeçar, shkruan Demokracia.com.

Tashmë kandidaturën e kanë konfirmuar dy emra. Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri kanë deponuar në shtëpinë e futbollit nënshkrimet për ta fituar kandidaturën, por kjo pritet të zyrtarizohet vetëm pas verifikimit.

Demokracia.com mëson se Komisioni për verifikues i Kandidatëve pritet sot ose më së largu të hënën të zyrtarizojë kandidaturën pasi ka verifikuar nënshkrimet. Pas verifikimit kandidatët kanë tetë ditë afat për ankesa derisa të kujtojmë se deri në mbajtjen e kuvendit kanë mbetur saktë edhe 19 ditë.

Gjasat janë të mëdha që edhe në këtë mandate të kemi vetëm një kandidat – Agim Ademi, pasi pretendohet se Vokrri ka disa nënshkrimet që mund edhe të anulohen pasi janë dhënë në të njëjtën kohë për dy kandidatët dhe ata automatikisht bëhen “null”.

Gjithsesi, opozita vazhdon ta kundërshtojë këtë kuvend duke e quajtur të jashtëligjshëm pasi FFK nuk iu ka dhënë kohë të mjaftueshme delegatëve për ta hapur kandidaturën. /Demokracia.com

 

Të ngjashme